Nëse do të na duhet të flasim për ambjentin, pastërtinë dhe cilësinë e jetës, në këtë shkrim do të gjejmë argumente dhe do të rikujtojmë disa të vërteta për rëndësinë që ka natyra në jetën tonë dhe të gjitha brezave.


Qysh në kohët e lashta e deri në ditët tona, njerëzimi dhe qytetërimet që ai krijoi dhe vazhdon të zgjerojë, bazën e jetëgjatësisë e kanë në mjedis, ujërat e pastërta, harmoninë me natyrën apo të një rendi mjedisor ku përgjegjësia qytetare duhet të jetë e lartë.

Kompania Vale – Recycling e ka detyrimin jo vetëm ligjor por edhe moral që këtë kulturë për një mjedis të pastër ta kultivojë tek brezat e rinj, sidomos tek fëmijët nga mosha 6-10 vjeç.


Edhe pse një prej kushteve themelore të antarësimit në strukturat Euroatlantike apo edhe në Bashkimin Europian, është mjedisi, cilësia e jetës dhe të gjithë zinxhirit ushqimor të konsumit, Shqipëria ka vuajtur në aspektin e infrastrukturës së përpunimit të mbetjeve që pothuajse nuk egziston në shumë qytete.


Si rezultat i ndryshimeve urbane dhe situatës së krijuar me rindërtimet në 30 vitet e fundit në Shqipëri, numri i koshave ku hidheshin mbetjet dhe pozicionet e tyre nuk janë më. Me pamjen e re urbanistike që po marrin qendrat urbane në vend, është e domodoshme që mbetjet urbane të ndahen që në burim për një qytet të pastër. Vale – Recycling, bashkë me stafin e saj profesionist po kërkon bashkëpunimin e qeverisë qëndrore pushtetit lokal në çdo bashki të vendit për të nisur një cikël aktivitetesh edukuese pranë çdo shkolle ku edukohet brezi i ri.


Nëpërmjet realizimit të këtij projekti pritshmëria më e madhe është pregatitja e nxënësve dhe të rinjve për të ndikuar në përmirësimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve urbane në burim nëpërmjet edukimit dhe lobimit pranë institucionit vendor. Kjo do të jetë një fushatë në të gjithë Shqipërinë që do të ndikojë drejtpërsëdrejti në vetëdijën e brezave që do të jenë nesër qytetarë më të përgjegjshëm që most ë bëjnë gabimet e së shkuarës.


Kultura për një mjedis të pastër do të trashëgohet jo vetëm nga Vale-Recycling, tek fëmijët por edhe tek familjet e tyre, duke sjellë një frymë të re jo vetëm tek përgjegjësia qytetare por më së shumti tek e ardhmja jonë për një jetë sa më të shëndetshme dhe pa mbetje. Efektet që ka dhënë mosmenaxhimi ndër vite i mbetjeve të ndryshme është tepër i madh, ndaj ky projekt është një lëvizje e përgjegjshme për jetën dhe sigurinë e brezave që do të vijnë.


Vale-Recycling së shpejti do të publikojë me detaje aktivitetet që do të nisin nga shkollat e arsimit fillor dhe më tej në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, në strukturat akomoduese, hotelet, bujtinat, lokalet dhe njësitë e shërbimit, për procesin e riciklimit dhe ndarjes së mbetjeve në burim.

Komentet janë të ndaluara.